Noka: Kjo është drejtësi politike. Berishën askush se heq dot nga PD veç demokratëve

Deputeti i PD-së, Flamur Noka në mbështetje të ish-kryeministrin Sali Berisha duke folur për emisioni “3D” u shpreh se nuk ka drejtësi të pavarur por është drejtësi me regji nga Edi Rama.
“Nuk ka drejtësi, kjo është drejtësi politike. Drejtësia politike nuk pyet për shumicë por pyet për vullnetin e autokratit Edi Rama”.
Ai paralajmëroi se nesër mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha do të jen para Gjykatës së Lartë.
“Nesër do të jemi para celulës që ka Edi Rama ka brenda drejtësi që drejtohet nga Sokol Sadushi , duke protestuar për rrëmbimin e identitetit dhe simboleve tona nga Rama”, tha ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se, “Ne nuk kemi nevojë të bëjmë parashikim por prej dy vitesh jemi në një sulm të vazhdueshëm nga regjimi dhe nga Rama. Prej dy vitesh po na bëhen padrejtësi të pareshtura”.
Noka duke akuzuar drejtësinë që sipas tij është ekzekutuese e vendimeve të marra nga mazhoranca, tha se, “në këtë betejë lideri i opozitës , në tentativë për të zhdukur opozitën, por sulmohet dhe po tentohet të izolohet. Ne do të vazhdojmë, ata të marrin çdo lloji vendimi të duan, Sali Berishën askush nuk e heq dot nga drejtimi i PD-së përveç demokratëve”, përfundon Noka .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




