Nottingham mposht Newcastle me një super Chris Wood

Angli | 3 vite më parë

Boxing Day hapet me fitoren e Nottingham, 3-1 ndaj Newcastle falë një super Chris Wood. Pas penalltisë së Isak në minutën e 23-të, Wood shënoi një tripletë, duke barazuar rezultatin në shtesë në pjesën e parë dhe duke kompletuar përmbysjen mes minutave 53-60. Humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit për Magpies, që mbeten jashtë zonës së Europës.

Ka menjëherë një protagonist të madh në Boxing Day në Premier League: është Chris Wood, i cili me një “hat-trick” të mahnitshëm i jep Nottingham një fitore me përmbysje, 3-1 kundër Newcastle në St. James’ Park. Në minutën e 23-të vendasit kaluan përpara me Isak, i cili ktheu në gol penalltinë e shkaktuar nga Ola Aina, por para pushimit, Wood  barazoi rezultatin, me portën e boshatisur firmosi për 1-1. Dopieta vjen në minutën e 53-të: Wood hyn në zonë, driblon dhe me një prekje të butë me këmbën e majtë mposht Dubravka.

Kalojnë vetëm shtatë minuta dhe ja ku vjen tripleta, 3-1. Magpies u ndalën në 29 pikë, ndërsa Nottingham përpiqet të largohet nga zona e rënies, duke gjetur një sukses që i kishte munguar për shtatë ndeshje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme