Nuk hoqën materialet propagandistike, Celibashi u vendos gjobë 58 policive bashkiake

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar të hënën një mbledhje, lidhur me heqjen e materialeve propagandistike dhe vendimet e bashkive për afishimin e tyre.
Pasi u raportua mbi masat e marra nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, Komisioneri Celibashi vendosi sanksione ndaj disa policive bashkiake dhe bashkive.
Në përfundim të vlerësimit të të dhënave të raportuara, Komisioneri vendosi marrjen e masës administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë për policitë bashkiake të bashkive:
Malësi e Madhe
Pukë
Tropojë
Dibër
Bulqizë
Klos
Mat
Durrës
Krujë
Kamëz
Vorë
Kavajë
Rrogozhinë
Elbasan
Belsh
Peqin
Gramsh
Librazhd
Prrenjas
Berat
Poliçan
Korçë
Pogradec
Maliq
Pustec
Kolonjë
Gjirokastër
Dropull
Përmet
Këlcyrë
Memaliaj
Tepelenë
Selenicë
Himarë
Finiq
Sarandë
Konispol
Lezhë
Mirditë
Fier
Lushnjë
Patos
Roskovec
Mallakastër
Skrapar
Fushë-Arrëz
Cërrik
Kukës
Delvinë
Has
Libohovë
Vlorë
Kuçovë
Shkodër
Vau Dejës
Devoll
Divjakë.
Në këtë seancë u raporta edhe për informacionin e dërguar nga Bashkitë për vendimin për përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore.
Në përfundim të vlerësimit, Komisioneri vendosi marrjen e masës administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë, për bashkitë:
Fushë Arrëz
Cërrik
Kukës
Delvinë
Has
Libohovë
Shijak
Vlorë
Kuçovë
Shkodër
Vau Dejës
Devoll
Divjakë.
Vendimi për gjobë erdhi pasi bashkitë nuk kishin dorëzuar në KQZ vendimin për vend afishimet e materialeve propagandistike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




