Nurellari: Basha s’mund të bëjë sadaka me paratë e taksave të qytetarëve

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Adri Nurellari ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ofruar një program që i përket politikës së vjetër dhe jo një partie të djathtë.

Sipas Nurellarit, propozimet e bëra nga Basha i përkasin një partie të majtë dhe jo një alternativë e djathtë politike që mund t’i japë si sadaka paratë e taksave të qytetarëve.

“E para duket lajm i vjetër. Në kuptimin që programi nuk duket se adreson problemet thelbësore të vendit. Në momentin që ne flasim për korrupsionin dhe SPAK propozimet kryesore bazohen sikur janë gjëra si plaçkë. Po të jap këtë, po të jap atë!

Ajo konfirmon një model të vjetër të politikës ku votat sigurohen jo nëpërmjet performancës, përmes zhvillimit, rritjes së investimeve të huaja, por përmes allishverisheve; unë të jap këtë!

Kjo është një formë e politikës së vjetër aq më tepër nga një parti e djathtë nuk është e arsyeshme. Mund ta presësh nga një parti e majtë që t’i shpërndajë si sadaka fondet e qytetarëve”, u shpreh Nurellari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme