Nurellari: Koha po punon për Putinin

Në analizën e tij rreth zhvillimeve të mëtejshme në Rusi pas masakrës së Moskës, analisti Adri Nurellari tha në emisionin 3D të Alban Dudushit se ajo që pritej, lufta cfilitëse nuk ka ndodhur.
Putini ndërkohë i është përshtatur dinamikës dhe ka ndërtuar një vizion të ri pikërisht për të arritur këtë qëllim. Sipas Nurellarit koha është në favor të Putinit dhe disfavor të Ukrainës. Gjithçka po zhvillohet në një terren prorus dhe popullsia lokale në Donbas, Donesku dhe Luhanksi nuk është dashamirëse me ushtrinë ukrainase.
Asnjë palë nuk e ka pranuar që jemi në stanjacion, tha Nurellari, por çdo lloj vonese çon ujë në mullirin e Rusisë, shtoi ai. “Koha po punon për Putinin” tha analisti Adri Nurellari në emisionin 3D të Alban Dudushit. Sipas tij stanjacioni i dy palëve në pranverë mund të çojë në uljen e tyre në tryezën e bisedimeve për të negociuar paqen. Shancet e Ukrainës për fitore janë shumë të pakta, tha ai.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




