OKB/ Kryeministri Rama: Forcim i llogaridhënies, për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare

Politikë | 4 vite më parë

Llogaridhënia do të jetë kryefjala e kryesimit të presidencës së Këshillit të Sigurimit nga ana Shqipërisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri, Edi Rama në një komunikim mediatik. Ai theksoi se shkelja e të drejtave të njeriut është një prioritet i Shqipërisë në Presidencën që ka marrë në drejtim për muajin qershor.

“Siç e kemi parë të gjithë, lufta e Rusisë në Ukrainë paraqet sfida dhe ka përcaktuar edhe më shumë këtë nevojë. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet është kyçe për të rivendosur besimin e për të ndërtuar sundimin e ligjit, si dhe një paqe të qëndrueshme. Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive për të zmbrapsur agresionin. Të forcohen mekanizmat e llogaridhënies. Ta orientojmë vëmendjen tek viktimat. Të përcaktojmë të vërtetën për krimet, si dhe për të vënë në vend të drejtën dhe dinjitetin e viktimave. Kemi parë shkelësit të lihen të lirë, pa pasoja. Nuk duhet të lemë askënd që të besoj që mund të kryej krime dhe mund t’ia hedh paq. Kjo nuk duhet lejuar dhe as nuk duhet pranuar. Duhet të punojmë së bashku. Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen. Duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit. Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori”, tha zoti Rama. 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme