OKB: Në Gaza po mbarojnë furnizimet për të ndihmuar palestinezët

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka bërë të ditur se në Gaza po mbarojnë furnizimet për të ndihmuar njerëzit.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së shpjegon se janë më shumë se gjysmë milioni njerëz të zhvendosur në Gaza, ndërsa paralajmëroi se po mbarojnë furnizimet dhe nuk mund të garantojë sigurinë e stafit të saj.
“Mbyllja e termocentralit të Gazës detyroi furrat e bukës dhe dyqanet të mbyllen. Ne kemi qenë në gjendje të ndihmojmë 520 mijë deri më tani, por po na mbarojnë furnizimet, nuk mund të marrim apo të nxjerrim asgjë dhe nuk mund të garantojmë sigurinë e stafit tonë,” tha Cindy Mçain, drejtore ekzekutive e WFP.
Ajo vuri në dukje se “ka rregulla, edhe në luftë, dhe ne duhet të bëjmë mbrojtjen e punonjësve humanitarë dhe civilëve. Civilët do të vdesin nga uria pa ndihmën tonë”
ËFP tha se po “rriton” shpërndarjen e bukës dhe ushqimit të konservuar që nga e premtja dhe do të sigurojë transferta shtesë të parave për më shumë se 100,000 njerëz të zhvendosur.
Programi ka marrë më shumë se 3,500 thirrje në linjën e tij telefonike ndërinstitucionale ku gjysma e tyre kërkonin ushqim dhe ndihmë në para.
Pjesa tjetër e thirrjeve përfshinte kërkesa për strehim.
“Duhet të dërgojmë ndihma dhe të vendosemi në kufi. Komuniteti humanitar është i gatshëm të ndihmojë. Tani kemi kamionë që shkojnë atje. Shpresoj që SHBA të mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë teksa konflikti evoluon. Reagimi i urgjencës është forca jonë. Ne duam të bëjmë punën tonë”, tha McCain, transmeton CNN.
Izraeli bëri thirrje ndaj më shumë se një milion palestinezëve që jetojnë në veri të Gazës të lënë shtëpitë e tyre dhe të evakuohen drejt jugut përpara se të ndërmarrë ofensivën tokësore të si përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




