OKB: Operacionet tona po paralizohen në Gaza, s’kemi karburant

Botë | 3 vite më parë

Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ndihmon palestinezët ka bërë të ditur se operacionet e saj po paralizohen në Gaza për shkak të mungesës së karburantit, pasi Izraeli vazhdon të këmbëngulë se furnizimet ekzistojnë, por kontrollohen nga Hamasi.

Drejtoresha e komunikimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA), Juliette Touma tha se agjencia do të detyrohet të ndalojë operacionet krejtësisht nëse karburanti – thelbësor për gjenerimin e energjisë për spitalet ndër të tjera – nuk dorëzohet deri të enjten.

“UNRËA vazhdon të luftojë me furnizimet me karburant shumë të kufizuar dhe në pakësim. Racionimi i dërgesave vazhdon, duke përfshirë objektet mjekësore dhe furrat e bukës. UNRWA është duke u paralizuar për shkak të mungesës së dërgesave të karburantit në Rripin e Gazës”, tha Touma në një deklaratë për CNN.

Agjencia paralajmëroi një ditë më parë se do të mbaronte karburanti deri në fund të së mërkurës.

Izraeli thotë se furnizimet mbeten: Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se problemi nuk është mungesa e karburantit në Gaza, por se ajo është në duart e Hamasit.

Zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Jonathan Conricus theksoi se ka “800 mijë dhe ndoshta më shumë se një milion litra karburant të llojeve të ndryshme të ruajtura brenda Gazës” nën kontrollin e Hamasit, sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake izraelite.

“Disa prej tyre ishte grumbulluar më parë, disa prej tyre ishin vjedhur nga OKB-ja, disa prej tyre ishin vjedhur nga Hamasi nga shitësit privatë”, tha ai.

Duke folur për CNN të enjten, një tjetër zëdhënëse e UNRWA, Tamara Alrifai, tha se “Nëse ekzistojnë apo jo burime të tjera të karburantit në Gaza nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ne, ne jemi agjenci njerëzore.”

Me mbarimin e shpejtë të karburantit, UNWRA po detyrohet të marrë vendime të vështira për devijimin e energjisë midis furrave dhe reparteve spitalore me më shumë se 600,000 njerëz tani të zhvendosur dhe që mbështeten në një copë bukë çdo ditë, shtoi Alrafai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme