Operacioni “Tempulli”, Balla: 417 të arrestuar dhe proceduar penalisht

Ministri i brendshëm, Taulant Balla ka publikuar një përmbledhje të operacionit “Tempulli”, një nga më të mëdhenjtë të organizuar nga policia në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale zoti Balla bëri të ditur se 417 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht. “Këta persona janë arrestuar e proceduar penalisht për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike” shënon ministri.
Sipas statistikave të publikuara nga zoti Balla janë sekuestruar 3.7 kg kokainë , 631 kg kanabis sativa, 50 l drogë sintetike, 37 automjete si dhe janë kontrolluar 398 banesa.
Ministri i brendshëm njofton se “Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente duke ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe atyre psikotrope”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




