Opozita kërkesë në Gjykatën Kushtetuese: Të hiqet tatimi për profesionet e lira

Ekonomi | 3 vite më parë

37 deputetë të opozitës kanë dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shfuqizimin e tatimit me 23 % të profesioneve të lira, ligj që ka hyrë në fuqi më 1 janar 2024.

Kërkesa është depozituar në Kushtetuese nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila u ka bërë thirrje të gjithë institucioneve që të bashkohen më këtë nisëm në të mirë të interesit publik. Tabaku tha se buxheti i shtetit është kthyer në një listë favoresh, teksa shton se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të zhgënjejë qytetarët.

“Taksohet 95 % e popullsisë për të shkuar fondet në 5 % të popullsisë, kjo është një shenjë e dëmit që po shkaktohet në këtë shtresë të popullsisë dhe sot buxheti i shtetit është kthyer në një listë favoresh. Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap  një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë”, tha Tabaku.

Prej 1 janarit të 2024 të vetë-punësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim, në varësi të të ardhurave të tyre. Të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme