OSHEE investime në teknologjinë inovatore në sistemet e matjes

OSHEE Group ka planifikuar të investojë për vitin 2024, në sistemet smart grid, duke filluar nga nënstacionet dhe kabinat e deri tek abonentët.
Ky investim është në përgjigje të nevojave të përdoruesve për të pasur një monitorim dhe faturim në kohë reale të konsumit të energjisë elektrike, si dhe për të reduktuar kohën e riparimit të defekteve dhe për të parandaluar ndërhyrjet e palëve të paautorizuara në sistem.
Ky zhvillim teknologjik do të çojë në një rritje të cilësisë së shërbimit të furnizimit të energjisë elektrike për klientët e OSHEE-së.
Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, i shoqëruar nga drejtuesit e OSSH dhe FSHU, zhvilluan takime me agjencinë franceze AFD, në kuadër të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe asaj franceze, me fokus “teknologjinë inovatore në sistemet e matjes”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




