“Pabarazi në tendera” – SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca

Politikë | 2 vite më parë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca, duke e marrë atë të pandehur.

Sipas SPAK, Ndreca akuzohet për pabarazi në tendera apo ankande publike, në lidhje me procedurën për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

“Më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal”, ka bërë me dije SPAK.

Vetë deputeti socialist nuk është paraqitur në SPAK, por ka dërguar përfaqësuesit e tij ligjorë, të cilët janë njohur me përfundimin e hetimeve.

Po ashtu me masat janë njohur edhe përfaqësuesit ligjorë të 12 personave të tjerë të përfshirë në këtë abuzim.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme