Pagesa për ish-punonjësit e Poliçanit dhe traktati i bashkëpunimit me Ukrainën, mblidhet grupi i PS

Politikë | 2 vite më parë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend. Kryetari Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor.

Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023 etj.

Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme