Pandemia, bizneset në Memaliaj, debitorë ndaj zyrës së tatim-taksave

Ekonomi | 6 vite më parë

Viti 2020 për shkak të pandemisë dëmtoi  rëndë bizneset në qytetin e Memaliajt. Sipas të dhënave nga zyra e financës pranë bashkisë, 9 biznese u mbyllën totalisht, ndërsa problematikë mbetet mospagesat e detyrimeve pranë zyrës së taksave.  

“Bashkia Memaliaj ka rreth 206 biznese e nga këta 8 biznese janë të mëdhenj dhe të tjerët janë biznese të vegjël. Ne përbëhemi nga 5 njësi administrative veç njësise qendrore që është bashkia Memaliaj. Në këta kushte të vështirë edhe biznesi ka shumë vështirësi . Në kushtet e pandemisë, ne kemi arritur dhe kemi realizuar të jenë të ardhurat nga 300 milion lekë të vjetra, ky ishte rezultat shumë i mirë. Bizneset janë në krizë, lëvizja e njerëzve ka luajtur pjesën e saj. Këtë periudhë janë mbyllur 9 biznese në Memaliaj. Këtu janë të gjithë bizneset nga pak debitorë sepse ne i lajmë me periudha, pjesën e fundit të periudhës ata e paguajnë këtë vit”, shprehet Petrit Hoxha shefi financës. 

Qyteti Memaliaj, është një ndër qytetet me ekonominë më të varfër në rang qarku për shkak edhe të papunësisë së lartë, duke sjellë si pasojë ekonominë e ulët të bizneseve. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme