Pandemia Covid-19, Basha: “Tirja” produkt i Ramës, po fshihet realiteti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në reagimin e tij të menjëhershëm pas deklaratave të Kryeministrit, tha se sistemi shëndetësor është në kolaps të plotë. Zoti Basha fajësoi qeverisjen socialiste për fenomenin “Tire”. “Le t’i drejtohemi cdo shqiptari sot, ku është shëndetësia falas sot, ku kanë shkuar taksat? Taksat janë rritur, faturat janë rritur, pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Ramës. Gjatë këtyre 8 viteve shqiptarët kanë paguar faturën. Pacientët shqiptarë e kanë parë dhe provuar këtë për 8 vite me radhë, tani gjatë pandemisë e panë të gjithë shqiptarët, se si Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve. Tirja është produkti i vetëm i Ramës në këto 8 vite, sepse vetë Rama është kryeTire. Zhvat qytetarët. Tani në fund të 8 viteve del dhe rri 3 orë në ekran për të treguar se cfarë do të bëjë, kur kishte 8 vite në dispozicion. Dy muaj para se të largohet del dhe bën shpikje, për t’iu kundërvënë programit tonë, që është një plan realist. Kemi fshehje të vazhdueshme të të dhënave të koronavirusit, por fakti është që Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të infektimeve” tha kreu i PD.
Sipas Bashës, pandemia ka dalë jashtë kontrollit dhe se Kryeministri po fsheh të vërtetën.”Kemi numrin më të ulët të testimeve, kemi fshehje të vazhdueshme të të dhënave. Ky mendon se mund të fshehë të dhënat, por jo realitetin”.
Lideri demokrat renditi disa nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë, duke thënë se është rruga e vetmja për të dalë nga gropa, ku e ka zhytur Rama sistemin shëndetësor.”E rëndësishme është se cfarë do të bëjmë për të dalë nga gropa ku e ka futur Rama shëndetësinë dhe rruga kalon përmes planit tonë, që është konkret. Së pari, rroga për mjekët e infermierët, që të ndalet largimi masiv i tyre, shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve. Jemi me parimin që karta të ndjekë pacientin. Trajtimi i mjekëve specializantë, për t’i mbajtur ata këtu, sepse shumica e tyre po mësojnë gjermanisht për t’u larguar. Decentralizimi i spitaleve, jo kontrolle përmes njohjeve politike”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




