Papa Françesku: Izraelitët dhe palestinezët duhet të jetojnë në dy shtete

Çdo luftë është një disfatë. Asgjë nuk zgjidhet me luftë. Asgjë. Gjithçka fitohet me paqe dhe me dialog, deklaroi papa Françesku në intervistën në RAI 1.
“Në luftë një shuplakë sjell tjetrin. Njëra e fortë dhe tjetra edhe më e fortë dhe kështu vazhdon. Lufta është një disfatë”, tha papa.
”(Izraelitët dhe palestinezët – shën. i përkth.) janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”, shtoi Ati i Shenjtë.
“Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi, por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm”, theksoi papa.
( Marrë nga ATSH )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



