Papa Françesku mesazh për të rinjtë shqiptarë: Punoni për atdheun tuaj që të ecë përpara

Sociale | 3 vite më parë

Papa Françesku, nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë një urim për të rinjtë Shqiptar.

Në videon e publikuar nga Imzot Arjan Dodaj në X (Tuitter), Papa Françesku i kërkon të rinjve që të punojnë për Shqipërinë, në mënyrë që vendi të ecë përpara.

“Për ju të rinjtë shqiptarë, një urim të përzemërt, ju uroj më të mirën. Punoni për atdheun që atdheu të ecë përpara. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë!”, shprehet Papa Françesku.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme