Paralajmëron Izraeli: Lufta në Gaza do të vazhdojë për muaj të tërë

Lufta e Izraelit me militantët e Hamasit në Gaza do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”, tha shefi i ushtrisë izraelite. “Nuk ka zgjidhje magjike”, tha Herzi Halevi. Të hënën, kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se fushata “nuk ishte afër përfundimit”.
“Nuk ka rrugë të shkurtra kur bëhet fjalë për çmontimin e plotë të një organizate terroriste, përveç të qenit kokëfortë dhe të vendosur në luftime,” shtoi Herzi.
Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 100 objektiva nga Jabaliya në veri të Gazës deri në Rafah në jug. Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 20.915 palestinezë janë vrarë në më shumë se 11 javë luftime.
Lufta filloi më 7 tetor pasi Hamasi udhëhoqi një valë sulmesh vdekjeprurëse ndaj komuniteteve brenda Izraelit. Rreth 1.9 milionë janë zhvendosur brenda vendit nga bombardimet izraelite, thotë OKB./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




