Parku fotovoltaik në Berat, Balluku: Projekte të tilla do ketë edhe në qarqet e tjera

Ekonomi | 3 vite më parë

Investimi i bërë nga Drejtoria e Transportit në Berat për instalimin e sistemit fotovoltaik, tashmë ka mbaruar dhe mbulon rreth 40% të nevojës vjetore për energji elektrike për këtë Drejtori.

Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku, theksoi se ky program ka nisur fillimisht në Berat dhe më pas do të aplikohet në Tiranë dhe Durrës. 

“Republika e Shqipërisë ka prej kohësh një kuadër ligjor i cili lejon të gjitha entitetet, qoftë shtetërore apo private, që të ndërtojnë parqet e tyre fotovoltaike. Ky park fotovoltaik nuk plotëson 100% të nevojave duke qenë se prodhon vetëm gjatë kohës kur kemi diell, por nga ana tjetër ka edhe një instrument shumë të mirë që është ai i shkëmbimit të energjisë me OSHEE,” deklaroi znj. Balluku.

Ky investim ka kushtuar 17 milionë lekë dhe do të duhen 6 vjet kohe për të shlyer kostot  e ndërtimit. 

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme