Parku i Liqenit Artificial , destinacion argëtimi për të gjitha moshat

Parku i Liqenit Artificial është një nga destinacionet perfekte për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit të Tiranës. Prej kohësh ai është kthyer multifunksional si për fëmijët, të rinjtë gjithashtu edhe për të moshuarit.

Qytetarët vijnë më shumë pasditeve për të ecur, vrapuar apo edhe për të ushtruar aktivitet fizik në minipalestrën e vendosur në hyrje të parkut.
Fëmijët mund të argëtohen në parkun i cili të ofron lojra të shumta dhe gjyshërit e tyre të pijne një kafe apo bisedë me miqtë nën tingujt e kitarave që luhen në trotuare.

Jo vetëm kaq por liqeni artificial është i përshtatshem si për peshkim ashtu edhe për not.
Parku i Madh quhet ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta. Atje lulëzojnë mbi 120 lloje pemësh, shkurresh dhe lulesh.

Në mes të parkut është dhe një kishë, si dhe amfiteatri ku luhen pjesë kulturore të ndryshme veçanërisht gjatë ditëve të verës.
Në parkun e madh ka diçka për të gjithë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




