Pas dorëheqjes së Blerina Balës, Arqilea Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë Himarë

Politikë | 2 vite më parë

Arqilea Bollano do të drejtojë përkohësisht Bashkinë e Himarës. Ai u zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë me 12 vota pro në mbledhjen e kësaj të premteje (7 qershor) të Këshillit Bashkiak.

“Kemi goxha punë për të bërë dhe nuk ka vend për fjalë. Kërkoj të jemi në një vijë. Kemi sezonin turistik dhe dua që vizitorët të ndihen të kënaqur kur të vijnë,” tha Bollano për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit.

Vendosja e tij në krye të Bashkisë së Himarës vjen pas dorëheqjes së Blerina Balës.

Bala hoqi dorë nga detyra më 5 qershor për “shkaqe personale”. Ajo u zgjodh si kryebashkiake e komanduar e Himarës pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri dhe kryetarit në detyrë, Jorgo Goro, të cilët ndodhen në burg.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme