Pas Mirditës, tërhiqet nga gara edhe kandidati i PD-së në Gjirokastër: S’dua ti shërbej përçarjes të së djathtës

Pas Mirditës, tërhiqet nga gara për kryebashkiak edhe kandidati i PD për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj. Këtë akt e ka bërë publik vetë Lamaj, nëpërmjet një postimi i rrjetin e tij social Facebook.
Argumenti kryesor për këtë dorëheqje, sipas tij, është se nuk dëshiron që të kontribuojë më shumë në përçarjen e së djathtës, si dhe të mos ketë më tej debate brenda demokratëve. Për veprimin ai thotë se ka marrë edhe „miratimin e degës së PD Gjirokastër“.
“Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa. Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te veçuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë). Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit.
Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin, por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët. Duke qenë se çdo gjë do kohën e vet për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri, me nderim për çdo demokrat, ju bëj thirrje që të lini emocionet, por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike”-shkruan Lamaj, në njoftimin për tërheqje nga gara për kryebashkiak të Gjirokastrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



