Pas nënstacionit të ri, nis zëvendësimi i rrjetit të amortizuar të energjisë në Kombinat

Pas ndërtimit të nënstacionit të ri, në Kombinat grupet e Oshe ka nisur puna për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë si dhe të kabinave ajrore. Rrjeti aktual 6 kilovoltsh, për shkak të amortizimit dhe kapacitetit të ulët, do të zëvendësohet me rrjetin e ri 20 kilovoltsh, i cili do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e furnizimit për të gjithë abonentët, por do të rrisë edhe sigurinë energjetike.
Ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të punës sqaroi se kjo zonë kërkon një vëmendje të shtuar pasi është vlerësuar si një ndër lagjet e kryeqytetit më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
OSHE po punon për zëvendesimin e rrjetit aktual edhe në disa zona të kryeqytetit, si dhe në rikonstruksionin e gabinave të amortizura, duke i zëvendësuar me pajisjet e kohëve të fundit, me qëllim rritjen e sigurisë të furnizimit në zonat urbane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




