Pastor Pano: Mosha e martesës të rritet në 18 vjeç!

Sociale | 3 vite më parë

Pastor Akil Pano ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH1 se ligji duhet të mbrojë të miturit dhe të miturat nga pretadorët seksualë dhe mosha e martesës sipas tij të rritet në 18 vjeç.

“Jo 16, 18 të shkojë. Te martesa të rrijë. Ka qenë 16, është ulur në 14 në 2017-në. Unë po ju them që kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu sepse kemi lënë të miturit dhe miturat tanë pre e predatorëve seksualë. Kjo histori duhet të shkojë jo 16 po 18, atje ku njihet ligjërisht kufiri i martesës”, u shpreh pastor Akil Pano.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme