PD, Bejko: Program konkret që do të eliminojë trafikun në Tiranë

Trafiku në Tiranë ka qenë në qendër të diskutimeve të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, gjatë një takimi me banorë të Shishtufinës.
Në këtë takim bejko bëri të ditur se ka një plan konkret për eliminimin e trafikut në Tiranë, me pika konkrete.
“Në të gjitha lagjet e reja që do të ndërtohen në Tiranë do të jetë domosdoshmërisht prezenca e një parku, i cili do të përmirësoje cilësinë e ajrit dhe lidhjet me pjesët e tjera te qytetit do të jenë të garantuara nga rrugë të gjera me së paku 4 korsi, trotuare, rrugë për biçikleta dhe linja të shpeshta autobusësh”- deklaroi ai.
Sipas Bejkos, të gjithë autobusët urban do të kenë në pikat e ndalesës së tyre oraret e mbërritjes dhe të nisjes dhe vonesat relative në tabelat elektronike të lidhura me vendndodhjen e autobusëve.
Bejko tha se do të ketë abone 3-mujore, 6-mujore dhe 1-vjeçare për mjetet publike për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët nuk do te kenë detyrimin të mbajnë radhë të gjata në kioskat e shekullit të kaluar, por do të kenë mundësinë t’i blejnë këto abone online.
“Ndërtimi i parkimeve shumëkatësh mbi dhe nën nivelin e tokës për 4 pikat hyrëse në Tiranë: Te mbikalimi i Kamzës, në hyrje të Kombinatit, pranë TEG-ut dhe në fillimin e Rrugës së Arbrit, me kosto ditore prej 200 lekë. Kuponi i marrë në këto parkime do të vlejë edhe si biletë ditore për qytetarët, që të lenë automjetet në këto pika dhe të vijojnë udhëtimin drejt qytetit me mjetet publike”,- nënvizoi Bejko.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




