PD: Dënojmë gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, tregon prapambetje

Politikë | 4 vite më parë

Partia Demokratike ka dënuar gjuhën degraduese dhe fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës.

Shefja e komunikimit të kandidatit të PD për bashkinë e Tiranës në një komunikim për media ka deklaruar se kjo gjuhë e përdorur nga Rama, është zakon i vjetër i politikë shqiptare 33-vjecare ndërsa ka kërkuar që t’i jepet fund përdorimit të saj.

“Partia Demokratike e Shqipërisë  konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet  nga politika në  një  gjuhë  degraduese dhe fyese për të  gjithë  opinion publik shqiptar.

Një  gjuhë  e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së  përgjithme në  funksion të  saj.

Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në  takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë  e më  shumë  një  gjuhë  ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në  tërësi.

Gjuha e përdalë  e përdorur prej tij është  e papranueshme dhe patolerueshme për një  shoqëri të  civilizuar dhe që  kërkon të  bëjë  pjesë  në  shoqëritë  demokratike evropiane.

Me një nivel fjalori të  tillë, kryeministri i Shqipërisë  është duke u tallur me shoqërinë  shqiptare dhe me opinionin publik në  tërësi.

Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikë s shqiptare 33-vjeçare dhe ne kërkojmë që ti jepet fund përdorimit te saj”, tha Mirela Karabina.

Kjo e fundit ka kërkuar ndalimin e publikimit të posterave publikë me mesazhe dhe gjeste kundër etikës kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës, të cilët, siç thotë ajo, përcjellin dhe nxisin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë .

“Qëllimet politike nuk duhet të tejkalojnë  asnjëherë  etikën e komunikimit dhe normat e  një  shoqërie të  civilizuar.

Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë  dhe toleranca janë  parime të  cilat ndihmojnë  shoqëritë të empancipohen, ndihmojnë  politikën të  jetë  në  funksion të  zhvillimit demokratik dhe ekonomik.

Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një klimë konfliktuale brenda shoqërisë  shqiptare.

Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, liderëve politik të   përdorin një  gjuhë  dhe një  retorikë  të  pranueshme brenda rregullave demokratike që  përcakton një  garë  elektorale”, tha Karabina.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme