PD, Gjunkshi: Dibra në errësirë nga defektet për shkak të dëborës

Politikë | 3 vite më parë

Partisë Demokratike, nëpërmjet Xhemal Gjunkshit u shpreh mbrëmjen e të shtunës se moti me reshje dëbore ka sjellë gjendje të rënduar në Dibër, ku si pasojë e rreshjeve të dendura, rrjeti energjitik pësoi defekt dhe energjia u ndërpre pothuajse gjithë ditën.

“Ndërkohë në shumicën e njësive administrative zotëron errësira dhe ndërhyrja për riparimin e rrjetit, është e pamundur nga bllokimi i dëborës. Rrugët në pjesën më të madhe janë të pakalueshme nga ngricat dhe për pasojë qarkullimi i automjeteve është i pamundur në akset si: rruga Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Sllovë, Kukës etj”, tha ai.

“Në kushtet kur rreshjet vazhdojnë me intensitet, i bëj thirrje ministres së energjetikës deputetes Belinda Balluku dhe bashkisë të shtojnë makinerit e borëpastrimit dhe ekipet e ndërhyrjes së emergjencave. Mos harrojmë se emergjencat shëndetësore janë të pashmangshme në periudhën e dimrit dhe një bllokim i rrugëve mund të sjellë pasoja fatale për të moshuarit dhe fëmijët e sëmurë”, tha Gjunkshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme