PD ngre Këshillin Euroatlantik, Alibeaj: Nismë për të garantuar ecurinë e PD

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar krijimin e Këshillit Euroatlantik, një organ këshillimor.
Në fjalën e tij, Alibeaj e konsideroi ngritjen e këtij Këshilli si një nismë për të garantuar ecurinë e PD dhe përballjen me sfidat politike.
“Sot ,ne ndërmarrim një nismë, e cila është një hap tjetër për të garantuar ecurinë e Partisë Demokratike drejt vlerave dhe parimeve për të cilat ajo u formua dhe mbi të cilat do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik edhe në të ardhmen. Një nismë, e cila do t’i shërbejë Partisë Demokratike në sfidat dhe betejat politike që ajo ka përpara në funksion të një Partie më të fortë, më të sigurt dhe më të bindur drejt të ardhmes së saj. Për t’i dhënë Shqipërisë një të djathtë moderne, një forcë politike që ka në themel të saj lirinë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë, që ka në themel të saj vlerat perëndimore dhe euroatlantike. Një Parti Demokratike pra, që do të jetë padyshim alternative qeverisëse e së nesërmes dhe për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Me qëllim realizimin e objektivave tona të përbashkëta, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike dhe kompetencave që më jep statuti i saj, kam kërkuar formimin dhe ngritjen e një organi këshillimor, i cili do të quhet Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike”, tha Alibeaj.
Përbërja e Këshillit:
- Edmond Trako
- Eduard Prodani
- Fatos Hoxha
- Gjergji Hani
- Marcel Hila
- Neli Demi
- Nevila Nika
- Omer Stringa
- Preç Zogaj
- Rushdi Keci
- Vasil Gjika
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




