Përfundon numërimi i votave në Kavajë, Shameti: Bashkë Fitojmë fitues me 1700 vota diferencë nga PS

Kavaja ka përfunduar procesin e numërimit të votave për kryetar bashkie. Gazetarja Melisa Shameti ka raportuar nga Kavaja, ku ka bërë me dije se Bashkë Fitojmë ka organizuar një festë për fitoren e kandidatit të Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, me 1700 vota diferencë nga kandidati i Partisë Socialiste Redjan Krali.
Shameti po ashtu tha se më 16 maj do të nisë dhe numërimi i votave për këshillin bashkiak të Kavajës.
“Mbaroi numërimi. Janë dy tavolinat e fundit që po fusin në zarf dhe të vulosin bashkë me kodet. E fundit ishte Luzi 12 kutitë e fundit. Deri më tani nuk kemi informacion përfundimtar por më shumë se 1700 vota diferencë është fitues kandidati Fisnik Qosja. Deputeti i Pjesës së Rithemelimit Ervin Salianji organizoi një festë dhe shtabi shkoi të festonte.
Nesër nis numërimi i votave për këshillin bashkiakë ku janë 31 emra ndërkohë që kandiduar 352 emra dhe janë 11 parti që marrin pjesë. Pritet të ketë numërim të gjatë”, tha Shameti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




