Projektet zhvillimore në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump në Vlorë, takim edhe me kryeministrin Edi Rama

Aktualitet | 8 muaj më parë

Vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi disa takime lidhur me projektin e ishullit të Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

Në mbrëmje, Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë darkuan me kryeministrin Edi Rama në një kompleks në Vlorë. Mësohet se në fokus të takimeve ishin investimet e mundshme strategjike në qytetin bregdetar të jugut.

Ivanka Trump mbërriti në Vlorë paraditen e sotme, shoqëruar nga masa të rrepta sigurie. E shoqëruar nga arkitektë të njohur, vajza e Presidentit amerikan inspektoi nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme