Përmbyllet censi në Kukës

Ekonomi | 3 vite më parë

Ndonëse e nisi censin i fundit për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve vendore, Qarku i Kukësit, ka përmbyllur procesin e regjistrimit të banesave, pa u dashur të shfrytëzojë afatin shtesë që u la nga qeveria deri më 15 nëntor. Gjatë procesit nuk u shënua asnjë problematikë.

Në Drejtorinë Rajonale të INSTAT u bë e ditur se nuk pati problematika në asnjërën prej bashkive të qarkut të Kukësit. Kjo përfshirë edhe zonën në përbërje të së cilës ka komunitet të deklaruar tashmë me kombësi bullgare. 

Regjistrimi i popullsisë e banesave u bë derë më derë. Qytetarët thanë se ky proces ishte i domosdoshëm për ta ditur se paku se sa jemi, ku jetojmë dhe si jetojmë.

Për procesin e CENS-it u angazhuan 101 anketues të trajnuar përkatesisht 56 në Kukës, 15 në Has e 30 në Tropoje, se bashku me 19 kontroll dhe kater supervizore. 

Gazetare Eriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme