Përplasje për SPAK/ Gjikondi: Nuk është e paktë të thirret vjehrra e Metës. Beqiri: Mos ngopemi me lugë bosh

Politikë | 3 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi dhe avokat Idajet Beqiri kanë diskutuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 mbi thirrjen në SPAK të nënës së Monika Kryemadhit.

Sipas Gjikondit, thërritja në SPAK e vjehrrës së Ilir Metës është një zhvillim i ri. Por, sipas Beqirit kjo nuk është një ngjarje aq e rëndësishme pasi sipas tij, Meta dhe Kryemadhi duhet të japin shpjegime se si i kanë blerë pronat e tyre.

Nga ana e saj, Gjikondi theksoi se bëhet fjalë për “celularët që janë konfiskuar në shtëpinë e mamasë së zonjës Kryemadhi, ku kanë rezultuar prova që mund t’i çojnë te vetë ajo dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta”

Debati në studion e “3D”:

Gjikondi: Edhe të thërrasësh vjehrrën e Ilir Metës nuk është pak z. Beqiri

Beqiri: Ti u ngope me një lugë zbrazur. Se u thirr ajo, u thirr ndonjë personalitet i madh. Shitëse e frutave-perimeve ka qenë. Shiti presh dhe domate në Qytet Studenti. Vuri 5 milionë lekë të vjetra dhe bleu 500 metër katror atje, dhe thotë; trashëgimia ime. U vendosën të gjitha pasuritë marramendëse të Ilir Metës dhe u ble vila në Gjirin e Lalëzit 1 milion, u ble vila e mëparshme atje, 60 mijë euro etj.

Gjikondi: Shqipëria është vend shumë i vogël. Të gjithë e dimë takatin e gjithsecilit për të shkolluar fëmijët në Londër e shumë e shumë të tjera. Sot nuk ka qenë vetëm për pjesën e pronave por për celularët që janë konfiskuar në shtëpinë e mamasë së zonjës Kryemadhi, ku kanë rezultuar prova që mund t’i çojnë te vetë ajo dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme