Përpunimi i të dhënave personale në fushatë, Celibashi: Partitë të mos abuzojnë

Politikë | 4 vite më parë

Në prag të nisjes së fushatës elektorale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”. Kryefjalë ishte mbrojtja e të dhënave të zgjedhësve.

Ky dokument ka për qëllim të orientojë subjektet zgjedhore mbi mënyrën se si të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale të votuesve gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Udhëzuesi mbështetet në legjislacionin e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, praktikën ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar të kësaj fushe.

Zbatimi i parimeve dhe kritereve të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve ndihmon në forcimin e integritetit të zgjedhjeve dhe ruajtjes së besimit te proceset demokratike në epokën digjitale. Nga ana tjetër, përpunimi i paligjshëm i tyre, mund të pengojë dialogun politik dhe ndikon negativisht tek e drejta e shprehjes së lirë politike.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme