Përzgjidhen tekstet shkollore, për herë të parë edhe libri i anglishtes së klasës së dytë

Mësuesit kanë përfunduar se përzgjedhuri tekstet shkollore për arsimin parauniversitar. Komisionet e ngritura në shkolla kanë votuar për librat njohuritë e të cilave përthithen me shpejt nga fëmijët. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini sqaron se për këtë vit janë përzgjedhur për herë të parë edhe 3 alternativat e librit të anglishtes së klasës së dytë.
Ndryshe nga tekstet e tjera që përzgjidhen çdo vit, librat që janë në përdorim kalojnë në komision 1 herë në 3 vjet.
Procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollore bëhet nga mësuesit e shkollës të cilët kanë shqyrtuar të 3 alternativat e mundshme.
Kur ka diskutime për tekste të caktuara atëherë aplikohet edhe votimi i fshehtë. Në proces mund të jenë të pranishëm edhe prindërit të cilët shpeshherë janë ankuar për gabimet që kanë tekstet shkollore.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




