Poçetino për Brojën: Ka potencial të madh, kemi shumë besim tek

Armando Broja ka besimin e plotë të trajnerit të Çelsit. Ky I fundit nuk humb shans për ti thurur elozhe shqiptarit, I cili në ndeshjen e parë të nisur si titullar pas rikthimit nga dëmtimi I gjatë justifikoi besimin duke shënuar gol.
Por Poçetino, edhe pse evidenton se shqiptari është një lojtar I talentuar, vlerëson faktin si ka mundur të rikuperohet në kohë rekord nga ai dëmtim i rëndë në gju.
“Mënyra si rikuperoi nga ai dëmtim i rëndë tregon shumë. Kemi shumë besim tek ai dhe për këtë motiv e aktivizova kundër Fulham. Mendoj se ka nevojë për kohë që të ndihet i kompletuar”, tha Poçetino para pak çastesh në konferencën për shtyp të mbajtur në vigjilje të ndeshjes mes Bërnlit dhe Çelsit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




