Policia Rrugore nis të vendosi gjoba ndaj këmbësorëve që shkelin ligjet

Sociale | 3 vite më parë

Në Tiranë, policia ka nisur të vendosi gjobat ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si këmbësorë. 

Më së shumti janë gjobitur ata qytetarë që nuk kanë kaluar në vijat e bardha.

Gjoba e vendosur ndaj tyre është 1000 lekë.

Ky hap i hedhur nga policia ka ardhur pasi kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh me humbje jete. 

Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. 

Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme