Policia Rrugore: Vendosni rripin dhe siguroni fëmijët gjatë udhëtimit!

Sociale | 3 vite më parë

Policia Rrugore ka paralajmëruar drejtuesit e makinave të vendosin gjatë udhëtimit rripat e sigurisë dhe sediljet për fëmjët e moshave nën 12 vjeç, për të mënjanuar pasoja të padëshirueshme gjatë udhëtimit.

Në të kundërt policia ka paralajmëruar ndëshkimin me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë. 

Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes, njoftoi policia.
 
Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj, lajmëron policia. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme