Polonia në zgjedhje, më të rëndësishmet që nga rënia e komunizmit. Partia në pushtet larg BE

Botë | 3 vite më parë

Polonia po mban zgjedhjet parlamentare, që konsiderohen si më të rëndësishmet që nga rënia e komunizmit, të cilat nacionalistët “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) shpresojnë t’i fitojnë për një mandat të tretë të paprecedentë në detyrë, ndërsa opozita paralajmëron se mund ta vendosë vendin në një rrugë drejt largimit nga Bashkimi Europian.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit me orën lokale dhe votimi do të vazhdojë deri në orën 21:00, kur do të publikohen sondazhet e daljes që do të japin sinjalin e parë të rezultateve. Sondazhet në prag të votimit sugjeruan se gara është shumë e afërt.

PiS ka qeverisur për tetë vjet që nga marrja e detyrës në 2015, kohë gjatë së cilës është akuzuar për “gërryerje” të normave demokratike në vend. PiS akuzohet se e ka kthyer televizionin publik në një krah propagandues të qeverisë. Ajo e ka vënë gjithashtu Poloninë në një kurs përplasjeje me Brukselin për çështjet e sundimit të ligjit, që ka çuar në ngrirjen e dhjetëra miliona eurove në fondet evropiane./ The Guardian

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme