Porti i Durrësit, dyndje udhëtarësh dhe mjetesh

Në Portin e Durrësit, fundjava që lamë pas ka shënuar dhe nisjen e fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve, duke regjistruar 4, 492 pasagjerë dhe 1,624 mjete/kamionë/trailerë në këtë pikë kufitare.
Pas motit të keq të disa ditëve më parë kësaj pikë kufitare dhe portit më të madh në vend i është rikthyer normaliteti i lëvizjes së anijeve të mallrave por edhe trageteve me të cilët po vijnë shumë bashkatdhetarë për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Nga Autoriteti Portual Durrës dhe të gjitha strukturat që operojnë në Port janë marrë masat për krijimin e lehtësirave dhe shmangien e vonesave për çdo udhëtar që hyn apo del nëpërmjet Portit të Durrësit, duke dyfishuar kapacitetet përpunuese dhe vigjilencën e shërbimeve për ta.
Aktualisht fluksi është i fokusuar në hyrje, ku vetëm gjatë të shtunës e të dielës janë regjistruar 3,209 pasagjerë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




