Presidenca shqiptare e PABSEC, Hasani: Fokusi ynë, të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve

Politikë | 2 vite më parë

“Shqipëria do të punojë në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve anëtare të  PABSEC, për adresimin më të mirë të një sërë sfidash që përballen vendet e rajonit”, ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm Igli Hasani dha në seancën e 63-të plenare e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC, e cila po zhvillohet në Tiranë.

Ministri Hasani tha se Shqipëria ka mbajtur gjithnjë një rol proaktiv në forcimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe bashkëveprimin mes popujve të vendeve anëtare të kësaj organizate, ndërsa shtoi se ajo është renditur krah bashkësisë demokratike në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

“Tirana ketë vit ka pritur një sërë takimesh diplomatike të rëndësishme që tregojnë se Shqipëria ka një rol proaktiv që vendi ynë luan sot në rajon. Të përballojmë me sukses sfidat që përballet popujt e këtij rajoni. Bashkëpunimi u shndërrua në katalizator për diskutime të një sërë problematikash me skeptër të gjerë. Motoja e kryesisë shqiptare është për një bashkëpunim paqësor në rajonin e Detit të Zi. Të nxitur nga një optikë realistë do të çojmë më tej bashkëpunimin parlamentar dhe të përballojmë sfidat me sukses që përballen vendet dhe popujt e rajonit”, u shpreh ministri.

Rritja e bashkëpunimit dhe respektimi i diversitetit të vendeve, tha ministri, është fokusi që ka pasur vendi ynë për të pasur rezultate të prekshme në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik.

“Bashkëpunimi shumëpalësh përfiton një rendësi jetike për një zhvillim ekonomik, politike dhe shoqërore mes vendeve tona. Kryesia shqiptare do të bashkëpunoje me vendet anëtare për të pasur rezultate të prekshme dhe një respekt të ndërsjellët edhe në diversitet”, tha Hasani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme