Presidenti Erdogan nënshkroi Protokollin e Anëtarësimit të Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, raporton Anadolu Agency.
Protokolli tani është dërguar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë.
Erdogan më herët e kishte kushtëzuar këtë vendim, duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Turqisë në bllokun evropian, përpara se parlamenti turk ta miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.
Më herrët Presidenti Erdogan ka shprehur kundërshtime, duke kritikuar Suedinë dhe Finlandën për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste si YPG/PKK dhe organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Türkiye.
Pas marrëveshjes trepalëshe, NATO ftoi zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake 30-anëtarëshe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




