Prezantohet projekti i Polit të Jugut: Drenovë-Boboshticë-Qatrom

Projekti i Polit të Jugut në Korçë, u prezantua të mërkurën gjatë fushatës zgjedhore nga kreu i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo i cili rikandidon në zgjedhjet e 14 majit.
Filo tha se, “Poli i Jugut është një projekt që synon të japë kontribut në zhvillimin e sektorëve prioritarë të rajonit, duke filluar me zhvillimin bujqësor dhe blegtoral. Sfida jonë e radhës është sesi t’i bëjmë fermerët të marrin maksimumin nga puna e tyre”.
I konsideruar megaprojekt Poli i jugut do të fillojnë me ndërtimin e qendrës së inovacionit për bujqësinë dhe blegtorinë, ndërtimin e një ferme të madhe për mollët, investimi në akademinë e teknologjisë si dhe ndërtimi i qendrës më të madhe të eventeve dhe jetës së natës në Shqipëri.
Drejtuesi politik socialist i qarkut Korçë, Niko Peleshi, theksoi se, ky investim strategjik pritet që ta çojë fermën, por edhe ekonominë familjare të zonës, në një tjetër nivel. “Për herë të parë në gjithë Shqipërinë, 4 bashki bëhen bashkë, dhe investojnë në një projekt, i cili do të sjellë në tjetër nivel fermerin e kësaj zone, ekonominë, qytetet dhe fshatrat tona. Me teknologjinë pranë duke shfrytëzuar projektet dhe të rejat e fundit, duke ndërtuar laboratorë, qendra ekselence, që transferojnë teknologjinë tek fermeri ne mund t’i çojmë shpejt fermat tona në një nivel tjetër” tha zoti Peleshi.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




