Problem parkimi i automjeteve në Lushnje, Policia Bashkiake ka nisur punën për lirimin e hapësirave të zëna

Qyteti i Lushnjës nuk ka hapësira të mjaftueshme për parkimin e automjeteve. Nëse arrin të parkosh mjetin pa i rënë rrotull qendrës disa here, je me fat.
Makinat që lëshohen me qira dhe mjetet e tregtareve të rrugës, kanë zënë pjesën më të madhe për parkime.
Policia bashkiake pas ankesave të shumta të qytetarëve ka nisur punën për lirimin e hapësirave të zëna për parkim në mënyrë të jashtëligjshme.
Agron Hajdari, Drejtor i Policisë Bashkiake thotë se parkimet e zëna nga bizneset kanë filluar të paguajnë taksat dhe se të tjerë po kryejnë regjistrimin.
Në Lushnje, policia ndonëse patrullon me shumë qendrën për të ndëshkuar shkelësit nuk ka arritur të rregullojë problemin me gjoba.
Vetëm për muajin mars janë vendosur 1200 gjoba për parkime të gabuara nga Policia Rrugore./rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




