Problemet vështirësojnë jetën e banorëve të fshatit Picar

Sociale | 6 vite më parë

Prej gati 30 vitesh banorët e fshatit Picar në rethin e Gjirokastrës po përballen me probleme.Amortizimi i rrugëve të brëndëshme të fshatit, krijon vështirësi tek banorët ndërsa ata ngrenë edhe një tjetër problem, atë të mungesës së koshave të mbetjeve dhe ndotjes së mjedisit.

“ Rrugët janë copë-copë, makinat n’a u prishën se e kanë të vështirë të kalojnë këtu. Kosha për mbeturina s’kemi fare, i hedhim sa andej-këtej dhe me një shi, ato dalin në sipërfaqe. Tani jemi dhe në kohë pandemie “, thotë një i moshuar.

Gjatë kësaj periudhe me reshje të dendura shiu, banorët e fshatit Picar janë përballur edhe me një tjetër problem, atë të shkëputjes së energjisë elektrike. Ky problem sipas tyre ende nuk po gjen zgjidhje.

“Ne kemi patur shumë probleme me energjinë elektrike. Sidomos gjatë ditëve me reshje, kemi patur probleme edhe natën edhe ditën ndërkohë qe jemi pagues të rregullt të detyrimeve . Mua mu dogj televizori nga ky problem.Të festosh vitin e ri pa drita s’ka bërë vaki!Ne jemi rreth 500 banorë në Picar duke qenë pra fshati më i banuar por edhe më i harruar”, shprehet një banor i fshatit.

Në një intevistë për rtsh-Gjirokastra,administratori i njësisë administrative Picar Shpat Haska, thotë se përsa i përket energjisë elektrike, pritet të ketë një riparim të linjës kryesore që ky problem të marrë fund. Ai thekson se gjatë këtij viti do të ketë edhe disa investime të tjerë në fshatin Picar ku aktualisht jetojnë më shumë se 400 banorë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme