Procesi i Berlinit/ Shqipëria pret më 6 tetor Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Shqipëria do të organizojë për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit. Ministeriali që do të mbahet ditën e premte më 6 tetor, do të mbledhë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor, takim ky që vjen në kuadër të procesit të Berlinit, më 16 tetor.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në kohën kur Bashkimi Evropian po përballej me sfida të shumta dhe zgjerimi i tij ishte pezulluar, Procesi i Berlinit nisi me qëllimin për të ruajtur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur reformat në vazhdim dhe për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet vendet të rajonit.
Deri më tani përgjatë këtij procesi janë shënuar disa arritje që kanë të bëjnë me krijimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumin e Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF), krijimin e korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, marrëveshja Roaming (implementimi i së cilës filloi më 1 korrik 2021), marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së (implementimi së cilës filloi më 1 tetor të këtij viti, si dhe tri marrëveshjet e mobilitetit, janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




