Prodhimi vendas – Në Zall Herr disa serra janë kthyer në histori suksesi

Jo shumë larg Tiranës, në Zall Herr, katër shokë vendosën të ngrejnë një biznes në vitin 2020 pikërisht atëherë kur gjithçka u mbyll për shkak të pandemisë. Bëhet fjalë për serrën prej 1 hektarë tokë në Cerkezë- Zgafnor, ku me mbështetjen fillestare të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, guximi për sipërmarrjen e re u kthye në një histori suksesi në vazhdim.
“Kemi marr në 2019, një serë me qera dhe fillimisht kemi mbjellur kornishon ( kastraveci turshi) për një vit. Në pandemi kur të gjitha u mbyllën, ne u bëmë një grup shokësh. Më pas, me ndihmën e AZHBR-së morëm një fond që ndërtuam këtë serën këtu kur kemi dy vite që mbjellim. Vitin e parë kemi mbjell kornishon ( kastraveci turshi), por nga rënia e fuqisë punëtore nuk kemi mundësinë të mbjellim më kornishonin, dhe kemi filluar periudhën e dimrit të testojmë me domaten me të cilën kemi gjetur shumë rezultat“, thotë fermeri Sejdin kurti.
Varitet e mbjellura bazohen mbi kërkesat e tregut por problemi kryesor vazhdon të jetë mungesa e fuqisë punëtore.
Sipas fermerit Kurtit, falë dhe përdorimit të insekteve të mira për mbrojtjen biologjike, arrin të sigurojë domate me cilësi të lartë për eksport dhe tregun vendas.
Gazetare: Jonela Sagajeva
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




