Projekt – buxheti i infrastrukturës për vitin 2024

Projekbuxheti i vitit 2024 ka parashikuar një ulje të madhe të shpenzimeve për Ministrinë e Infrastrukturës, që do të ketë në dispozicion një buxhet në vlerën 52.7 miliardë lekë nga 61.8 miliardë lekë qe ishin ne 2023 .
Tek infrastruktura shkurtimi më i madh i buxhetit është për transportin rrugor, që do të marrë vetëm 23 miliardë lekë, nga 34.5 miliardë lekë që i janë akorduar për këtë vit.
Po ashtu janë ulur shpenzimet për transportin ajror dhe i janë shtuar atij detar.
Duke e analizuar ne detaje ne buxhet afat mesem kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë:
Kontratat koncesionare për ndërtimin e mirëmbajten e rrugës së Rrugës së Arbrit; Rrugës Milot – Morinë; Rruges Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve; Ndërtim Tuneli i Llogarasë; Porti Detar i Durrësit “Porto Romano” Hekurudha Tiranë-Rinas dhe Linja Tiranë-Durrës; Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë etj.
Ndërkohë që, gjatë vitit 2024 do të financohet edhe ndërtimi i bypass-i i Tiranës, me një vlerë prej 51 milionë lekë. Ky segment është pjesë e autostradës Milot – Fier dhe ka një gjatë prej 7 km.
Gazetare Amela Koçerri
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




