PS fiton 5 bashkitë e qarkut Berat, Çuçi: Qytetarët iu dhanë besimin, tani flisni me punën tuaj

Drejtuesi politik i qarkut Berat, Bledi Çuçi ka uruar të 5 kryetarët e rinj të bashkive të këtij qarku që u fituan nga Partia Socialiste.
Çuçi tha se qytetartë folën dhe se tani e kanë radhën veprat dhe punët e mirë në këto bashki.
“Falenderoj ekipin në qarkun e Beratit që ja dolëm të fitojmë bashkitë. Berati tregoi me votë masive për ndryshimin. Ju uroj punë të mbarë të 5 kryetarëve të bashkive, fjalën e kanë veprat dhe punët”, tha Çuçi.
Ervin Devo i cili fitoi bashkisë Berat tha se do punojë për qytetarët dhe të ecë para për transformimin pasi sipas tij ditët më të mira Berati i ka përpara.
“Berati përfaqëson vlerat dhe mesazhi më i ri është se kjo që ndodhi në këto zgjedhje. Në fund të ditës u zgjidh administratori më i mirë i bashkisë së tyre dhe ky mesazh u dha”, tha ai
Adriatik Mema fitoi në bashkinë Skrapar ku u shpreh i lumtur që iu dha besimi në Skrapar për një mandat të dytë.
“Shpreh mirënjohjen time për të gjithë e më besuan mua dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për mua për t’iu shërbyer me dinjitetin që ju takon dhe të vijojmë me frymën transformuese që kemi nisur në Skrapar”, tha ai.
Juliana Memaj e cila fitoi në Bashkinë Dimal tha se “ është një sfidë dhe kënaqësi të jesh në shërbim të qytetarëve të Dimalit, dhe do e transformojmë më tej qytetin”
Kreshnik Hajdari i cili fitoi Bashkinë Kuçovë shprehu vlerësimet që e votuan.
“Do vijojmë para më PS dhe zhvilluam një fushatë të qetë dhe na ngelet vetëm të punojmë fort që të vëmë në jetë angazhimet që u premtuam qytetarëve”
Në bashkinë Poliçan fitoi Adriatik Zotkaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




