PS fiton Lezhën, Manja: Qytetarët ndëshkuan gjuhën fyese të kundërshtarit! Ndreu: Lezhianët treguan se duan punën

Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja ka uruan fitoren e Pjerin Ndreut për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Lezhë.
Manja tha se vota e qytetarëve ishte një votë ndëshkuese ndaj modelit të kundërshtarit që përdori gjuhë fyese dhe përçarëse në fushatë.
“Me thënë të drejtën fitoja më ka shijuar pa masë, jo se ishte fitore e pastër spektakolare, por qytetarët i thanë stop një modeli të gjuhës fyese dhe përçarëse dhe ndasive krahinore. Kundërshtarët tanë betoheshin se do përcjellim Pjerin Ndreun dhe Ulsi Manjën deri te ura e Milotit, por Lezha foli qartësisht jo vetëm për Pjerinin por dha një votë ndëshkuese për këtë model politike”, tha Manja.
Pjerin Ndreu tha se “Na duhet shumë punë që të rreshtohemi mes qyteteve më të bukura të Shqipërisë. Sot treguam se Lezha nuk është një skuadër njerëzish që shkojnë djathtas pa lidhje, por shkojnë pas punës, pas zhvillimit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




