PS fiton Rrogozhinën, Veliaj: Qytetarët e dhanë mesazhin, të përveshim mëngët! Memolla: I përulur

Politikë | 4 vite më parë

Partia Socialiste ka fituar bashkinë Rrogozhinë, ku kryetari i saj Edison Memolla është uruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion veliaj

Veliaj tha se diferenca mes kundërshtarëve ishte vetëm 23 vota dhe se këtë mesazh të qytetarëve duhet ta kuptojmë dhe të punojmë fortë.

“Mesazhi qe na dha Rrogozhina është që të jemi me këmbë në tokë pasi me 23 vota plus tregon se duhet të përveshim mëngët. Ta lexojmë mesazhin e qytetarëve sa më të përulur dhe mëngë përveshur që ti shërbejmë atyre dhe të rrisim cilësinë e punës tonë”, tha Veliaj.

Fituesi Edison Memolla u ndie i përulur dhe tha se mesazhi i qytetarëve do të përkthehet në shërbime më të mira.

“Pavarësisht fitores mesazhin e kemi marrë dhe ky është që të ulim kokën dhe të punojmë më fortë. Pas 4 vitesh do kemi zgjedhje edhe atyre që nuk na votuan do u tregojmë që ne kemi punuar. Jam i përulur të bëjë punën për të gjithë qytetin”, tha ai.

Edion Memolla mori 50.11 % të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha mori 49.89 % të votave

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme